Tragjeditënë transport janë një nga dukuritë më të rënda që na kujtojnë sesa prapa është ende shoqëria njerëzore, pavarësisht se ne na duket se kemi “kapur Marsin me dorë”. Aksidenti më i fundit i golfistit më të shquar të botës, Tajgër Uds, na ktheu në mendje rrezikun e tmerrshëm të cilit i nënshtrohemi tepër shpesh në jetën tonë.
Tronditja është e madhe për Tajgër Udsin (që për fat është jashtë rrezikut për jetën, por me shumë thyerje) sepse amerikani është një legjendë e sportit, personazh tepër publik, po ashtu dhimbja për Kobi Brajantin e shuar më shumë se 1 vit më parë, apo për shumë yje sportivë, që nga Torino e Madhe e Supergës deri tek Mançester Junajtidi i Mynihut.
Gjithsesi, çdo ditë ndodhin aksidente të njerëzve të thjeshtë si ne, po ashtu katastrofa ajrore apo ndoshta edhe detare e hekurudhore, dhe masat për sigurinë e jetës së qindra e mijëra njerëzve nuk janë ende aty ku duhet. Përtej kostove, bëhet fjala për të shpëtuar jetë, ashtu siç po ndodh me procesin e vaksinimit ndaj koronavirusit, ku vetëm 10 shtete të botës kanë në dorë 75 për qind të dozave. Të tjerët, le të ngrohen në diellë, madje më keq, le të vdesin.
Sfidanti.al