Ka plasur gallata në galanë e futbollit ! Pothuaj të gjithë fituesit e trofeve në mbëmjen e spektaklit “Topi i Artë” , sikur t’i kishte kurdisur një dorë e hekurt , kanë falenderuar presidentin Duka ! Burra dhe gra të futbollit, i faleshin “zotit të tyre” ..sikur pa të jo nuk do të kishin fituar trofe, por as nuk do të ishin mbi tokë…
U teprua aq shumë, sa kulmi arriti edhe kur prezantuesi Ardit Gjebrea, edhe ai meritonte një trofe special për servilizëm të skajshëm, kur mezi priti t’ia shkrepte…” se jemi me fat që kemi një president të madh..punë e madhe se sa i vogël është bërë futbolli!
Ishte një natë yjesh edhe për nga hipokrizia! Edhe ata që nuk fituan, falenderonin presidentin Duka q ! Preludi i Gala-së arriti kur kryeministri Rama i paska bërë gol kreut te “Partise se futbollit” : “ Edhe Qeveria duhet ta falenderoj Armando Dukën se po të mos ishte ai, nuk do të ishim as ne…”
Sfidanti.al