La Liga-n, 13 skuadra pa asnjë blerje, e 25-ta në Evropë

Dikur ata ishin në majën e listës së ligave në Evropë, sa i takon shpenzimeve në tregun e transferimeve, por sot “bigët” spanjollë nuk po shpenzojnë thuajse asnjë cent. Po flasim për La Ligën, me kampionatin spanjoll, që deri më tani, kur po i afrohemi mbylljes së afatit kalimtar të Janarit, renditet shumë poshtë në klasifikim, në renditjen e shpenzimeve të ligave kryesore të futbollit në kontinent. Konretisht La Liga renditet e 25-ta në Europë mes kampionateve sa u përket shpenzimeve për kartonët e lojtarëve, deri tani në këtë sesion merkatoje. Kur nga mbyllja e saj na ndajnë shumë pak ditë vetëm skuadra e Sevijës ka shpenzuar (2.5 mln euro) për të blerë një lojtar (Vargas). Lëvizja tjetër ishte ajo e Jumës, i cili pagoi klauzolën e tij (125.000 mijë euro), për tu kthyer te skuadra e Mançester Sitit. Janë plot 13 skuadra të La Liga-s që nuk kanë bërë asgjë në merkto si në hyrje edhe në dalje. Kampionati që ka shpenzuar më shumë deri më tani në këtë merkato të janarit është Premier Liga angleze e cila ka hedhur në merkato 300 milionë euro, vetëm  Citi i Pep Guardiolës ka shpenzuar 150 milionë euro. Ndërsa në Francë PSG ka bërë një goditje prej 70 milionë eurosh duke blerë Kvaratskhelia nga Napoli. Edhe në Itali situata vijon të jetë e vakët, por tashmë kjo nuk është më suprizë, sidmos në periudhën e Janarit, me bigët e Serisë A, që nuk tentojnë të shpenzojnë e të ndryshojmë shumë nga skuadra e ndërtuar në nisje të sezonit, por mundohen kryesish duke aplikuar formën e huazimeve të sistemojnë ndonjëgjë të vogël në skuadrat e tyre. Sigurisht veç saj arsyeja kryesore mbetet kriza financiare që ka kapluar edhe botën e futbollit, me shifra marrëmëndëse sa i takon shpenzimeve sidomos nga bigët e kontinentit, por ndërkohë me arkëtimet që po zvogëlohen vit pas viti.

 sfidanti.al