Një zot e di pse e prishi zakonin këtë herë Kombëtarja! Gjithë sezonin më shumë kishte bërë vepra se sa kishte folur nëpër mikrofona, këtë herë me Moldavinë..të gjithë flasin për “frikën”. Cilin të besosh më parë, aq sa kur i dëgjon nëpër intervista të duket sikur na duhen 3 pikë për kualifikimin dhe jo vetëm 1 pikë…
Trajneri Silvinjo po na e përsërit shpesh leksionin se kjo ndeshja me Moldavinë, është si një finale e madhe, ku vetëm një herë në jetë të jepet rasti ta luash. Kapiteni Gjimshiti, zakonisht i urtë, nuk na lë të bëjmë llogarinë “qiellore” se vetëm një 1 pikë na mjafton për të shkuar në Europian.Madje na kujton se me Moldavinë ndeshja qënka gati një “thikë me dy presa”. Pale kur dëgjon nga goja e Kombëtares se në ndeshjen e parë me Moldavinë, edhe pse fituam, kemi vuajtur deri në minutën e 60 pa e shkrepur asnjëherë nga porta e tyre..
Nuk e kishim dëgjuar ndonjëherë Kombëtaren të zhytej thellë, deri në kronikën e ndeshjeve, siç po ndodh këtë herë me Moldavinë. E mbakan mend që pas minutës së 60-të “filloi jeta”, po pse të mos kujtojmë se kemi mbetur në këmbë me Çekinë dhe Poloninë edhe në ndeshje që kemi bërë raste me pikatore!
Nëse kjo ndeshje me Moldavinë qënka finalja dhe “kemi frikë” se mos e humbasim , atëherë, finale mbi finalet do ta shndërrojmë ndeshjen me Ishujt Faroe. Kjo do të jetë tortura e fundit me dy halle bashkë : e para do të jetë të gjesh biletë për stadium, e dyta ..bileta për në Europian!
Sfidanti.al