Spezia, tifozët kërcënojnë me kokë derri

Pasi luajti në Serie A për herë të parë, për tri sezone, që nga viti 2020, Spezia ra në Serinë B dhe po kalon ditë shumë të vështira. Skuadra ka vetëm një fitore në 15 raunde në Serinë B dhe zë vendin e dytë nga fundi, në një kohë kur tifozët prisnin që ajo të hynte në luftë për t’u rikthyer në Serie A.

Në fakt, episodet e dhunës janë përsëritur dhe as ndërrimi i trajnerit këtë javë, me zëvendësimin e Massimo Alvinit nga Luca D’Angelo, duket se nuk e ka qetësuar situatën. Këtë të enjte, në derën e qendrës stërvitore të Spezias kishte një kokë derri dhe një shirit me mbishkrimin “koha ka mbaruar”. Ky episode vjen pas ngjarjes që ndodhi në përfundim të takimit me Ternanën, kur makina e sulmuesit Daniele Verde ishte shkatërruar nga tifozët. Sipas Tuttosport, policia e Ligurisë ka marrë përsipër rastin dhe tashmë ka në dispozicion pamjet e video survejimit nga vendi i ngjarjes, në kërkim të autorëve të këtij kërcënimi.

sfidanti.al