E kishim paralajmëruar me titullin “kambanë” para ndeshjes : Shqipëria do të flakë maskën në ndeshjen me Kazakistanin! Dhe ndodhi: në një kohë që të gjithë janë të detyruar të mbajnë maskën prej virusit, Kombëtarja ishte e detyruar të flakte maskën e “virusit” kuqezi, që kishte mbështjellë lojën e saj dhe të dëshmonte se këtë herë ..nuk do të bënte poza me gjasme! Kemi fituar me 3 gola me Kazakistanin dhe kemi pësuar një gol sa për tre . Larg, shumë larg, mu përtej vijës së mesit të fushës. Ishte si një “bekim” për të kuptuar se goli vjen edhe nga hapësira e përtejme kur ke mbyllur sytë! Një gol që na shpoi kujtesën për të gjurmuar “mallkimin” e kapitenëve …
Lorik Cana, tamam në ditët e arta, kur i shndërroi duart në “oktapod” për të shpikur një penallti, Hysaj në ndeshjen me Lituaninë, kur bëri badigardin e topit që po shkonte drejt rrejtës dhe kjo e fundit me Kazakistanin, edhe perla mund të quhet, ku mund te thuhej gjithshka, por jo fjalët e Shkëlqim Muçës në koment se merita qëndron vetëm tek kazaku Abitken qe goditi , sepse portieri ynë ishte vendosur mirë. ..s’kishte faj!
Shënuan 3 gola, por triumfi më i madh ishte sjellja e Kombëtares në fushë, një qëndrim që provokon pyetjen: pse këtë herë u deshte fituar patjetër ndeshja ? Pale sa e bukur bëhet përralla kur thonë se çunat kuqezi këtë herë luajtën edhe për Edi Rejën , profesorin që predikoi se kjo “mrekulli” e fundit erdhi nga rinovimet! I pari që e përgënjeshtroi këtë farsë ishte Cikalleshi që pas ndeshjes e kaloi “orbitën” kur tha: “ Nuk kam qënë i dëmtuar, por nuk më grumbullonte trajneri!” I dyti përgënjeshtrues ishte Abrashi , që la zemrën në fushë jo për profesorin që gjoja rrezikohej, por për të treguar se kur ai është në fushë..sakrifica është sublime!
Sfidanti.al