Manchester City, qartësohet e ardhmja e Pep Guardiolës

Kontrata e Pep Guardiolës me Manchester City skadon në 30 qershorin e vitit të ardhshëm dhe te klubi anglez janë shfaqur shenja nervozizimi. Por lajmet e fundit e publikuara në lidhje me këtë cështje po rezultojnë se janë qetësuese dhe sipas të përditshmes ‘The Telegraph’, Citizens është shumë pranë rinovimit me trajnerin katalanas.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, ishin burime pranë Guardiolës që e kanë zbuluar këtë edhe pse nuk i është komunikuar asgjë klubit. Në javët e fundit u krijuan dyshime të forta përsa i përket qëndrimit të Guardiolës në Etihad Stadium duke parë edhe historikun e kontratave të Guardiolës me klubet që ka drejtuar më parë në karrierën e tij, me katalanasin që ka qëndrimin më të gjatë pikërisht te Manchester City.

Pep Guardiola drejtoi Barcelonën për 4 sezone dhe Bayernin për 3, ndërsa ky është sezoni i pestë i tij në pankinën e klubit anglez. Vetë Manchester City shfaqi dyshimet e tij për rinovimin me Guardiolën teksa theksoi se dëshiron qëndrimin e trajnerit  dhe vendi është i tij nëse e dëshiron, por do të respektojë një vendim të mundshëm të katalanasitr për t’u larguar nga skuadra në fund të sezonit.

Sfidanti.al