Sa herë mund të vdesë futbolli ?!

Ka ditë që qarkullon në rrjetet sociale lajmi se një grup njerëzish janë helmuar nga ushqimi i prishur.Po futbolli i prishur qysh në vezë, sa njerëz mund të ketë  helmuar? “Spitali i futbollit “ është mbushur plot e përplot dhe nuk ka më vende, edhe sikur të futësh mik. Edhe javën e fundit të kampionatit, ndarja e “helmit” ishte organizuar aq fjollë, portat “kërcisnin” nga golat me komandë,  sa nuk merrej vesh se cilët ekipe donin titullin dhe cilët janë për të rënë një kategori më poshtë…

Thonë se gjithë tollovia e pazareve në Superligë ndodhi prej ekipeve të vogla, te cilat  morën peng ekipet e mëdha! Në të vërtetë, të gjithë janë  të marrë  peng : të parët ata në  zyrat e FSHF-se , më pas edhe politikanët që prishën gjumin këtë herë për ta prishur edhe më keq futbollin, tifozëve iu lanë dhunën si dhuratw siç ndodhi ne Elbasan.  Madje edhe vetë të fortët,  që futen në lojë sa herë që të butët nuk e zgjidhin dot hallin…

Pale kur thonë : tani në Final-Four do të luhet gara e ndershme sepse pazaret deri këtu ishin planifikuar!? Kishim dëgjuar shprehjen se “ ç‘e zuri njeriun dhe nuk e hoqi”, tani mund te thuhet ndryshe …ç‘e zuri futbollin tonë dhe nuk e hoqi!

Sfidanti.al