Slavian e Pragës e ndanin vetëm dy minuta nga festa e titullit kampion në Çeki. Dhe pse po fitonin 3 me 2 ndaj Spartës së Pragës në derbi, tifozët e Slavias çuditën duke pushtuar fushën. Ata shkaktuan ndërprerjen e ndeshjes, ndërsa u goditën edhe lojtarë të Spartës. Kryetari i bordit, Jaroslav Tvrdik, nuk e fshehu ndjenjën e turpit që ka pushtuar klubin. Tashmë në rrezik është edhe fitimi i titullit kampion. “Nuk mund të kërkojmë asnjë rrethanë lehtësuese për veten tonë, tifozët tonë vrapuan në fushë, e ndërprenë ndeshjen para se të mbaronte. Kundërshtari raportoi një sulm ndaj një ose dy lojtarëve. Mendoj se është legjitime që ndeshja u ndërpre.
sfidanti.al

