“Puthje kampionësh” ! Tirana 3 gola ne portën e Egnatias…

Çfarë ndodh kur ndeshen  kampionët e rinj me kampionët e vjetër? Në rastin konkret, Egantia, dominuese e se sotmes dhe Tirana, kampione e së djeshmes. .  Egantia, një kampione së cilës i ka dalë nga shpirti kur ia plasi  “nuk na  lejojnë më të dalim  kampion” dhe Tirana, një kampione që po luan kundër lavdisë së brezave, për të shpëtuar nga turpi …

Ka një shprehje të vjetër në futboll  e cila zbulon  se kampionët sado  e urrejnë njëri – tjetrin,  kanë nevojë për aromën që sjellin me  rivalitetin e tyre. Po si ndodhi që Tirana plot halle e mposhti me 3 gola Egnatian?  Bujari  kampionësh apo një trazim   loje  më shumë në menynë e “çmendur” të Superligës.

Edhe pse Redon Xhixha ka veshur petkun e supermenit për të shpëtuar Tiranën nga “qameti historik ”, kjo nuk mjafton për  kampionët që gëlltitën “3 pilula” ( 3 gola!)  dhe  tani qajnë me “ligje”  për arbitrin dhe për VAR-in. Sido të jetë e verteta, kanë bërë përmirësimë në sjellje, sepse pas dënimit kolektiv  nga “çunat e sistemit”,  nuk ankohen më për “kokën e mëkatit”, por për “këmbët e mëkatit”… për arbitrat!

Sfidanti.al