Pulat e FSHF-së janë bërë gjela, ç‘e gjeti Flamurtarin!

Pulave u ka hije të kakarisin vetëm në kotec!  Kur u shfaq në stadiumin e Vlorës, vite më parë,  dukej si një parrullë groteske, me dozë të ëmbël ironie. Por, paska qënë fitili ndezës i një beteje të gjatë. Nga ajo  ditë dhe deri më sot, Flamurtari i Vlorës ka gjetur “gjermanin”..edhe  në kohën e paqes. Aq sa  FSHF dhe “gijotina” e saj, Komisioni i Disiplinës, po u mblodhën për të bërë  kurbane dënimesh, s’ka kuptim mbledhja nëse në mes të  dënuarve s’është  Flamurtari…

Kjo që ndodhi në fund e pasuron ndjeshëm  serialin  e ndëshkimeve ndaj vlonjatëve.  Flamurtari pas ndeshjes me Korabin, denoncoi për dhunë dhe provokim të tifozëve, vëzhguesin Bujar Pregja, një  nga “oskarët e besnikërisë” së sistemit. Kurse Disiplina ose “gijotina qorre” … dënoi  6 javë trajnerin Memushaj! Po ç’të bëri Memushaj ? Thonë se po të varej nga FSHF dhe pronari i saj, Duka,  edhe detin do t’ua kishin marrë vlonjatëve…

Në Vlorë, dhe ku tjetër do te ndodhte,  kanë filluar t’i këndojnë  diktaturës me top : sa të jetë Lala Gjoni, hani , pini dhe na dënoni!

Sfidanti.al