“Dora në allçi”, modeli i rrezikshëm i kthyer në modë

Në Kosovë, Federata e Futbollit zhvilloi asamblenë e zakonshme në një mbledhje që për ata që e organizojnë është normale por për ata që e shikojnë nga jashtë, mund të duket gjithçka përveçse e tillë. Fillimisht FFK bëri me dije se mbledhja do të zhvillohej pa praninë e mediave dhe vetëm me një regji qëndrore, sigurisht e drejtuar nga institucioni, praktikë që mesa diket e ka huazuar me suksese nga simotra FSHF ku prania e gazetarëve dhe kameramanëve është një siklet më vete edhe pse ata nuk i kanë plasur ndonjëherë “bombat” në mbledhje ët tilla rutinë ku lajmin kryesor e përbën fakti i unisonit të paprecedentë.

Siç ndodh rëndom në Shqipëri, edhe në Kosovë u miratuan në unanimitet të gjitha çështjet dhe temat. Edhe pse aktorët në futbollin e vendit fqinjë nuk janë të gjithë dakort me politikat e shtëpisë së futbollit, kur vjen fjala për votimin, askush nuk guxon të dalë kundër rrymës. Një model i rrezikshëm por sigurisht jo i paprecedentë dhe Kosova e ka alibinë të thotë: shikoni UEFA-n, FIFA-n apo edhe FSHF-në , ku askush nuk guxon të ngrejë zërin, në të kundërt…

Nga Pirro Bardhyli