Bayern Munchen është i vendosur për një revolucion të madh këtë verë me vetëm katër lojtarë të ekipit të parë që konsiderohen si ‘të paprekshëm’. Gjigandi gjerman duket se do të mbyllë për herë të parë pas 12 vitesh një sezon pa një titull lige, duke dorëzuar trofeun te Bayer Leverkusen që ka tetë pikë më shumë. Bayerni pritet të emërojë Max Eberl si drejtor sportiv pas periudhave të tij të suksesshme në Borussia Monchengladbach dhe RB Leipzig. Harry Kane, i cili ka shënuar 29 gola në 30 paraqitje që nga momenti kur iu bashkua Bayernit, është në mesin e lojtarëve të paprekshëm përkrah Jamal Musiala, i cili konsiderohet si fytyra e klubit për vitet në vijim. Të sigurt nga sëpata janë edhe dyshja shumëvjeçare Manuel Neuer dhe Thomas Muller, ky i fundit që ka zgjatur së fundmi kontratën deri në vitin 2025. Televizioni shton se e ardhmja e çdo anëtari tjetër të skuadrës së Bayernit është e pasigurt edhe pse klubi mund të përballet me vështirësi në largimin e atyre me kontrata afatgjata dhe shumë të paguar
sfidanti.al