Megjithëse porosia nga lart është që të mos kthejmë kokën prapa, të shohim vetëm para dhe nëse jemi mbrapa, do të kujtojmë një ditë të veçantë, një ditë kurthi, para se ta “vrisnin” fushën e “Qemal Stafës. Një ditë, që ka hyrë në muzeun e kujtesës, kur mu në mes të fushës ishin vendosur disa karige dhe mbi to ishin rehatuar presidenti Duka, kapiteni Lorik Cana, gazetari Shakohoxha, që lodronte me një top në dorë se me këmbë mund ta tradhëtonte…
Ajo që ata thanë për fushën e “Qemal Stafës” mund të pagezohet si një blasfemi sportive. Thanë e ç‘nuk thanë për fushën mjerane, që ishte bërë pengesë për “revolucionin” që po priste te shperthente. Do të mbetet e paharruar ligësia e asaj dite, ngaqe askush nuk tha se “Qemal Stafa” për breza kishte qënë një vend i shenjtë, një tempull shpirteror, që për ne ishte siç kanë anglezët “Uemblin”.
Pse e kujtuam këtë histori? Sepse mbi kockat e “Qemal Stafës” është ngritur “Air Albania” dhe blasfemitë gjithnjë shoqërohen me mallkim,saqë bari i fushës i “Air Albanias ” lindi i sëmurë që në ndeshjen inagurale me Francën, ku ishin porositur futbollistët që sapo të dilnin llokmat e fushës, të mbushin gropat! Edhe në këto momente, stadiumi është mbyllur për të disatën herë sepse është lodhur me shumw nga koncertet dhe “loja e partive” se sa nga vetë topi. Sa ironike : ngjyra e barit ngjason me ngjyrën e pajetë të barit të Qemal Stafës, kur e lanë si mos më keq…për të nisur stadiumin e ri, që do te kishte një fushw parajse!
Sfidanti.al