Osimhen nuk “fal”, Napoli nis kampionati bindshëm ndaj Frozinones

Napoli ka nisur mbrojtjen e titullit kampion në Serinë A me një fitore në transfertë përballë Frozinones. Të kaltrit e drejtuar nga Rudi Garsia, kanë triumfuar me shifrat 3-1 duke përmbysur disavantazhin e fillimit të ndeshjes.

Vendasit, në radhët e të cilëve luante titullar edhe sulmuesi shqiptar Marvin Çuni, kaluan të parët në avantazh falë një penalltie, por më pas ishin napolitanët që diktuan ritmin dhe gjetën shpejt barazimin me Politanon. Osimhen para fundit të pjesës së parë, vulosi përmbysjen me golin e tij. Në fraksionin e dytë të lojës, vendasit goditën shtyllën, por ishte Osimhen ai i cili i ndëshkoi përsëri, duke vulosur fatin e sfidës dhe duke i dhënë tre pikët e para ekipit kampion në fuqi.

 

sfidanti.al