Kur nuk është Mbape, nuk ekziston as Paris SG -ja

I fundit që nuk bindet se nuk ka Paris SG po nuk ishte në fushë Kilian Mbape, me siguri duhet të jetë  presidenti i klubit parisien, Al Kelafi. Sapo ka nisur Liga franceze dhe është thyer një rekord negative: Paris Sg shpenzoi 140 minuta pa shënuar gol. Në fillim një barazim i thatë 0-0 me Lorientin në fushën e tyre, më pas një barazim tjetër “historik” me Tuluzën.

Kriza e golit do të kishte shkuar edhe më thellë nëse trajneri Luis Enrike nuk do të kishte futur në fushë Kilian Mbapen, të gozhduar në stol nga presidenti Al kelafi si dënim.  Dhe Mbape sapo futet zapton një 11 metërsh e shënon dhe mrekullon me gjuajtjen e penalltisë në cepin e merimangave.  Shtypi francez nga kjo histori ka marrë një assist tjetër, duke thënë se kur nuk është Mbape, nuk ka as Paris SG. Madje futen në kornizë fjalët e Mbapes ndaj presidentit të tij: “ Nëse nuk do të futem të luaj, do të jesh i vetmi president në Botë që mund ta bësh këtë…”

 

Sfidanti.al