Të gjithë thonë Alkaraz, Alkaraz, por Zverev  mrekulloi…

Ajo që ka arritur tenisti spanjoll Karlos Alkaraz këtë vit është me të vërtetë e pabesueshme. Ciili 20 vjeçar tjetër në botë do të arrinte të mundte në finalen e “Botërorit” , pra Turneu i Uimbeldonit, të pathyeshmin Nov Xhokoviç. Vetëm një fenomen 20 vjeçarm und të ndalte dominimin e “4 zotërve”, të cilët fitonin Uimbeldonin: Federer, Nadal, Xhokoviç dhe Andi Marej.  Por 2023-shi ishte dhe viti i një tenisti tjetër që ka fituar sezonin më shumë moralisht se sa teknikisht…

Fjala është për Zverevin e Gjermanisë, me origjinë ruse, që pati një dëmtim serioz në mes të vitit 2022 dhe nuk preku më raketë për disa muaj. Ajo që ndodhi është një lloj mrekullie. Zverev u kthye triumfalisht duke fituar Turneun e Hamburgut, më pas mundi një nga 10 më të mirët e botës, Medvedevin. Dhe tani në turneun amerikan të Cincinatit arriti në gjysëmfinale, ku u mund prej  të pamëshirmit Xhokoviç….

Sfidanti.al