Profecia e “shenjtë” : e mundi Erzeni , Partizani do të fitoj..titullin!

E kish thënë profeti i Superligës: Partizani do të mundet nga Erzeni, por në fund të kampionatit do të jetë i lumtur! Po të jetë e vërtetë, humbje të tilla paçim gjithmonë. Sidoqoftë, kjo humbja me Erzenin, sikur ishte paralajmëruar edhe nga italiani Kolela kur thoshte se “ kemi pikë të plotë, por në lojë nuk kemi bërë asgjë.” Në “Arenën” e Elbasanit, sikur portat të ishin edhe 10 metra, “demat” nuk e gjenin që nuk e gjenin dot rrugën e golit. Me plot gojë mund të thuhet se se gjuanin për laraska, sa na kujtuan edhe një histori nga ato që kanë zënë faqet e nderit në “Ginesin” tonë..

Disa vite më parë. një trajner i njohur, që sot militon në radhët e FSHF-së, pasi kishte folur kokë më kokë me presidentin , u tha futbollistëve:” Kujdes, mos gjuani në portë në pjesën e dytë, sepse nganjëherë e mbush shejtani..” Dhe me të vërtetë që në Elbasan, atë ditë qameti për “demat”, shejtani ishte në fushë, por në krahun e kundërt. Kishte veshur bluzën e Erzenit. Në cilin moment u shfaq “djalli”? Mu tek goli i shijaksve, një gol që ishte tejet i rrallë , me nje trajektore përdredhëse, i pazakonte nga mënyra se si topi katapultoi në rrjetë….

K.Shabani