Policia, pas pikantes “arbitri nuk ka motër”, pasoi tjetra “ gjeni një stadium tjetër”

Atë ditë që Kombëtarja humbi me meritë dhe me bujari ndaj Izraelit, të gjithë u habitën kur dëgjuan diagnozën e humbjes : fajin e kishte policia që dorëzuam ndeshjen! Dukej si shaka pa kripë edhe pse e kishin thënë edhe futbollistë të Kombëtares, nga ata që nuk morën përsipër mëkatin e tyre në fushë,por ia kaluan policisë faturen,meqë nuk ka gojë. Sepse pas kësaj deklarate hileqare, askush nga policia nuk tha:  Po me ne ç’patët xhanëm? Më mirë që nuk thanë asgjë, sepse akoma mbahet mënd ajo deklarata spektakolare “ arbitri nuk ka motër”, në rastin e një ndeshjeje kur tifozët të zemëruar skajshëm kanë sharrë nga  motra arbitrin.  Qysh atëhere, kanë kaluar shumë kohë dhe, këto ditë, kur kanë lëshuar deklaratën për ndeshjen Partizani-Vllaznia “gjeni një stadium tjetër, se në Selman Stërmasi” nuk do të luani”,  sepse na u duk sikur nuk ishte zëri i vërtetë i policisë. Si ka mundësi të dorëzohet policia për një ndeshje  lilipute në kampionat, kur ajo mundi terrorizmin në ndeshjen me Izraelin..?!

Futbolli shqiptar, që vlen më pak në krahasim me futbollin që luhet në vendet fqinj, edhe pse nuk ka shumë tifozë, për policinë ka qënë gjithnjë një dhimbje koke më shumë, bile dhe pa pagesë ngaqë orët në stadiume nuk paguhen si orët nëpër mitingje. Po kjo Partizani-Vllaznia, pse shkaktoi kaq shumë frikë edhe tek ata që me ligj thuhet se  paguhen për të vrarë frikën. Ngaqë “alienët e kuq” nuk duhet të prekin barin  “bardheblu” të Selman Stërmasit. Një kërcënim nga tifozët, që pati sukses kur ua mbushën brekët futbollostëve të vet, ama, duket e pabesueshme, kur shikon edhe policinë që luan ne mbrojtje.  Ne qahemi se nuk kemi shumë tifozë nëpër stadiume, na del se  ata pak sa janë po marrin pushtetin e të fortit. Një ikonë e klubit bardheblu, Shkëlqim Muça, si atë ditë me Izraelin në komentin e TVSH-së, kur thonte se “ndeshja nuk është punë policie, po më habit shumë sjellja e futbollistëve në fushë”, edhe me rastin e kësaj ndeshjeje ‘pa stadium”, ka lëshuar shigjetën, atje ku s’thuhet nga brenda familjes  “ Presidenti Halili është shumë i varur nga tifozët”.

Sfidanti.al