As nuk do të guxonim të shkaktonim polemikë me profesor Artan Fugën për punë shkence, por meqë profesori hyri në lojën tonë, madje tamam në lojën tipike shqiptare të futbollit me kate, të atij që e pagëzon futboll “vertikal”. Fjala ishte për Kullen e stadiumit të ri dhe lojën e paparë që ka nisur në katet e tij. Profesori, me një qesendi të admiruar, i dha jetë një ndeshjeje që luhet nëpër katet e kullave, ku futbollistët shkoqiteshin disa afër qiellit , të tjerë në katet përdhes pranë parkingut, ndersa arbitri kulloste në një kat tjetër, larg tyre, por që të ishte sa më pranë “suitës” së shefave. Një gjest besnik, karakteristik për pabesinë tonë ndaj lojës, sepse edhe kur ndeshja bëhej pa Kullë, arbitrat edhe pse ishin në fushë, zëre sikur kulla ishte aty, ngaqë vendimet vinin nga lart..nga tribuna. Sipas kësaj skeme, para se të lindte vertikalja prej betoni, lojën me kate e kishim përjetuar ndryshe. E famshmja vertikale e shefave, ku bilbili fryn sipër dhe duket sikur erdhi nga poshtë, kushedi sa herw na ka dërguar të gjithëve në rrjetë…bashkë me topin!
Profesori duke qënë njeri i shkencës më shumë se sa një bashkëvuajtës i stadiumeve, as nuk i shkon nëpër mend se topi që do të ngjitet nëpër katet drejt qiellit , tamam si në një purgator mëkatlargues. Sa më larg fushës së lojës, pra sa më lart në Kullë, aq më mirë për shëndetin e tifozit, që do t’i largohet pusetës që mban erë. Janë pak stadiume me Kulla nëpër botë, ndaj edhe i përkëdhelin me emrin patologjik ‘futbolli me kate”, por nga qielli loja jonë e helmuar duket më mirë se nga toka. Fundja, tani që kemi stadiumin tonë që i bën gol qiellit, me siguri do të gjejmë edhe një shqiponjë krejt shqiptare, pa qënë nevoja të fusim mik Canën apo Taren tek Lacio, një shqiponjë që jo vetëm të ulet në fushë, por të shkojë tek porta ku do të bëhen më shumë gola…
Sfidanti. al