Joe Cole kujton momentin e tmerrshëm me Mourinho-n te Chelsea

Joe Cole ka vendosur të rrëfejë jetën e tij të përkushtuar ndaj futbollit në autobiografinë e tij ‘Lojtar Luksi’, që do të publikohet këtë muaj. Përveç sukseseve dhe trofeve, libri përmban edhe episode më të nxehta, përfshirë një situatë të paharrueshme me José Mourinho-n, aktualisht trajner i Benfica-s.

Në një nga kapitujt që ‘The Telegraph’ pati mundësinë të lexojë, Cole kujton reagimin e zemëruar të Mourinhos në shkurt 2005, pas humbjes 1-2 në ‘Camp Nou’ ndaj Barcelonës, në ndeshjen e parë të 1/8-ve të Champions League. “Ky ishte testi juaj i parë i madh si ekip dhe ju dështuat. Shkuat në ‘Camp Nou’ dhe u fshehët. Frikacakë! Zero guxim,” ishin fjalët e ashpra të trajnerit portugez në dhomën e zhveshjes, përpara se të shkonte lojtar pas lojtari për t’u dhënë një mësim.

Cole tregon se Mourinho nuk kursente asnjë ‘yll’: “Ai e shkatërroi Petr Cech, John Terry-n, Lampard-in… U tha se Eto’o dhe Deco i kishin mundur ata. José bërtiste në një anglishte perfekte: Idiotë! Nuk keni guxim!.

“Unë mendoja: ‘Ai po flet 20 sekonda me secilin, imagjino kur të vijë radha ime,” rrëfen Cole. Kur Mourinho i afrohet atij dhe Damien Duff-it, ai i thotë se kishin luajtur mirë dhe se ishin munduar, duke e shpëtuar nga ndëshkimi i tij i ashpër. Cole përshkruan ndjesinë si “një njeri me sytë e lidhur para një skuadre pushkatimi, i shpëtuar në momentin e fundit nga një amnisti e papritur.”

Pas largimit të Mourinhos nga dhoma, mbeti një heshtje absolute: askush nuk guxonte të bërtiste apo të qeshte. Përgjigja e skuadrës erdhi në fushë, në ndeshjen e kthimit në ‘Stamford Bridge’: Chelsea triumfoi 4-2 dhe kualifikohej në çerekfinale. Cole shpjegon se Mourinho “dinte kur të shkatërronte dhe kur të ngrinte. Pas gjysmë ore, erdhi tek unë, më përqafoi dhe bërtiti për tifozët: ‘Joe Cole! Fitova falë tij!’ – ishte mënyra e tij për të më falur dhe unë e ndjeva këtë.”

Për Cole, stërvitja me Mourinho-n ishte gjithmonë intensive dhe mendërisht sfiduese: “Ai na stërviste si askush tjetër. Të gjitha ushtrimet ishin me top dhe pa ndërprerje. Duhej të mendonit ndërsa luanit. Fizikisht ishte shteruese, por mendërisht të bënte më të fortë.”

Sfidanti.al