O volejboll na le pa gjumë : vajzë  apo djalë ..braziliania?

Betejë e dyfishtë për Dinamon e trajnerit Daja  kur të luajë kundër Teutës. Njëra në fushë për të mundur një rival direkt dhe tjetra..një garë  morale për të mposhtur diskriminimin. Dinamo e futbollit është bashkuar me ekipin e volejbollit në ditët më delikate, një nga absurdët më të mëdhenj që kur ka lindur ky sport i bekuar…

Do të dalë në fushë më sloganin “ Jo diskriminimit” , në një foto të madhe ku theks volejbollistja braziliane Nayara Ferreira. Në një vend ku problem më i madh është “testi moral i ndeshjeve”, janë të vërteta apo të tredhura, volejbollistja nga Brazili është ndalur se nuk gjekan dot gjininë prej javesh… nëse është femër apo mashkull.

Një bravo për Dinamon e futbollit , që tregohet e ndjeshme ndaj këtij “halli të madh” që ka zënë volejbollin tonë dhe ka trazuar   gjithë mjedisin edhe pertej sportit.  Dhe çfarë mjedisi sportiv ? Harrohet brenda natës, si me porosi,  ndeshja tejet  teatrale Bylis –Vora  , ku kulmi i shëmtirës arriti kur askush nuk gëzua për golin e fitores tek Bylisi, dhe nga ana tjetër mbajmë gjallë me javë të tëra zallahinë e ngrehur me “mjeshtri aktori” nëse Ferreira është vajzë apo është djalë…

Sfidanti.al