Levandovski drejt Realit te Madridit; marreveshje paraprake me klubin spanjoll

Robert Levandovski afrohet gjithnje e me shume me Realin e Madridit. Sipas te perditshmes spanjolle ‘El Mundo Deportivo’, futbollisti dhe klubi madrilen kane arritur nje marreveshje paraprake per transferimin e sulmuesit polak ne kryeqytetin spanjoll.

Gjithnje sipas kesaj te perditshmeje, marreveshja u arrit pas nje sere takimesh mes agjentit te ri te Levandovskit, Pino Zahavi dhe Hoze Anhel Sançez, krahu i djathte i Florentino Perez ku u percaktuan edhe bazat mbi kontraten e ardhshme te sulmuesit polak me Realin e Madridit qe mendohet se do te jete 2 vjeçare me opsion per nje te trete.

Florentino Perez e shtyu planin per Levandovskin, pasi preferoi te shihte sesi do te zhvillohej çeshtja Nejmar. Se fundmi ai i takua me babain e brazilianit i cili i la te kuptonte se duhej t’i kthehej planit te pare dhe te tentoje blerjen e Nejmar ne 2019 pasi edhe PSG nuk deshiron te largoje yllin brazilian dhe nuk eshte çeshtje parash apo sportive, por ka te beje me politiken e klubit francez.

Sfidanti.al