Për ku jemi nisur? Kombëtarja vetëm…drejt vendit të parë !

Drejt vendit të parë ! Ky është titulli i lajmeve në ekran,  që paracakton  fatin e bardhë të dy ndeshjeve të fundit të Kombëtares, me Çekinë dhe me Ukrahinën.  Pra, nuk luajmë as për vendin e dytë e as për vendin e tretë, për vendet e tjera as që bëhet fjalë.   Vetëm në Europian u treguam “modestë” ,tamam në prag të ndeshjes së tretë  me Spanjën B,  ekranet e TV-së  shpuan   “fundin e filxhanit” dhe zbuluan se Shqiperia fitonte ndeshjen, kualfikohej me sukses si vend i dytë.!

.Nuk ka rëndësi  se si dalim në fund, mjafton që nisemi për vendin e parë. Siç duket, po të ulim këmbët në tokë dhe të pranojmë se na qaset  edhe vendi i dytë, kemi frikë se mos nuk na shiten gjithë biletat për tek   “Shtëpia e shtrenjtë” e futbollit…Air Albania.

Dhe  jemi në një grup ku të gjithë mund të dalin të parët,  por të gjithë mund të rrokullisen tek vendi  i fundit. Por, siç e kemi mësuar nga koha e vjetër, ne jemi të parët që kemi zënë radhën..sigurisht për vendin e parë.  Të na falë Çekia, Gjeorgjia apo Ukrahina , edhe ato kanë synimet e tyre, por le t’i mbajnë përbrenda…!

Sfidanti.al