Vetëm pak ditë pas largimit të Samuel Nikajt, Pogradeci ka gjetur timonierin e ri. Burime pranë klubit në fjalë kanë bërë me dije se pasuesi i Nikajt do të jetë Ardian Mema. Mema do të ketë në favor të tij edhe pauzën e kampionatit për shkak të sfidave të Kombëtares. 52-vjeëari në të kaluarën në Shqipëri ka drejtuar ekipe si Tirana, Kastrioti dhe Partizani. Aktualisht Pogradeci ndodhet në vendin e 8-të në Kategorinë e Parë. Pogradecarët kanë grumbuluar vetëm 15 pikë pas 12 javësh, teksa synojnë që këtë sezon të qëndrojnë mes më të mirëve në këtë kategori.
sfidanti.al