Koca paguan shtrenjtë gjestin e shëmtuar të bërë gati një vit më parë kur dhunoi arbitrin e ndeshjes MKE Ankaragücü-Caykur Rizespor (1:1). Koca goditi me grusht në fytyrë gjyqtarin Halil Umut Meler pas vërshëllimës së fundit. Më pas Meler ra në tokë dhe persona të tjerë e shkelmuan. Gjyqtari ndër të tjera ka pësoi edhe një thyerje në mollëz. Për këtë episod Gjykata vendosi dënim me burg tre vjet e shtatë muaj për dëmtim të qëllimshëm, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu. Gjithashtu kjo masë u mor edhe për tre persona të tjerë të përfshirë.
sfidanti.al