Kombëtarja shqiptare ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet e radhës në Nations League, kundër Çekisë në 16 nëntor dhe kundër Ukrainës në 19 nëntor (të dyja ndeshjet do të luhen në “Air Albania”. Sipas informacioneve, tre lojtarë të kombëtares nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për ndeshjet e radhës. Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla dhe Keidi Bare do të mungojnë në ndeshjet kundër Çekisë dhe Ukrainës, ndërsa sulmuesi Manaj mbetet në dyshim. Pritet përgjigjja e testeve mjekësore për të mësuar nëse Manaj do të jetë pjesë e skuadrës për këto dy ndeshje vendimtare.
sfidanti.al