Partizani kundër FSHF-së, ky është derbi që s’fiken dritat!

Nuk ka paqe nën ullinj! Edhe pse ka qënë një titull filmi, mund t’i shkojë për shtat filmit real të përplasjeve të vazhdueshme mes klubit Partiani dhe FSHF-së. Një betejë që do të vazhdojë shumë më tepër se sa një sezon kampionati. Disa e ndjekin me kureshti “demin e kuq” ngaqë nuk është i frikshëm vetëm për rivalët në fushë, por edhe shkakton frikë tek njerëzit e zyrave, që ishin mësuar me klube memece, pa gjuhë dhe me luftë të munguar ndaj burokracisë.

Partizani , sapo është dënuar Skënderbeu nga UEFA, ka kërkuar titullin kampion dhe shumën financiare që i takon vendit të parë, Partizani në krye të rebelimit për gjetjen e së vërtetës për 4 milionë euro që janë avulluar në emër të futbollit të moshave. Përsëri, Partizani, prish “gjumin mbretëror” kur kërkon 3 pikët e Derbit ngaqë organizatorët dështuan në përgatitjen e ndeshjes së bujshme. Ka shumë arsye që në mjedisin zyrtar të mos quhen”demi i kuq” por “macja e zezë”, ngaqë, Partizani, sa herë u del përpara drejtuesve të futbollit, shkakton kokëçarje, pagjumësi, madje edhe lëkundje të fronit që duket si i përjetshëm.

Sfidanti.al