Kështu e festoi Sergio Ramosi golin e shënuar ndaj Barcelonës. Me shenjën e telefonit celular në vesh, sikur po fliste me dikë. Diçitura në gazetën “Marka” ishte: “Ajo, jam Zoti Ramos, specialist i zgjidhjes së problemeve”. “Marka” vazhdon “kundërkronikën” e saj me humor, duke shkruar se Ramos pati një telefonatë ku iu kërkua ndihmë, pastaj mbylli telefonin, mori krosimin e topit nga Modriç dhe e dërgoi në rrjetë duke zgjidhur problemin e Realit.
“Nuk ishte rezultat i drejtë, – tha me sinqeritet kapiteni madridist pas ndeshjes, – Barcelona luajti më mirë dhe pati më shumë raste, ndonëse në pjesën e parë ishim më lart ne. Por, rëndësi ka barazimi, që na lejon të kemi fatin në dorën tonë”.