Ajo që ka ndodhur është e denjë për një kampionat plot intriga dhe “shtriga” si Superliga.S’ka dyshim, meriton vend nderi në “muzeun e qyfyreve”. Fill pas ndeshjes Tirana-Vllaznia ne Elbasan , presidenti i Tiranës, Refik Halili i mbushur me zemërim dhe i ndezur nga inati për shkak të anullimit të golave nga ana e VAR-it, ka shkuar tek autobuzi, ku ka gjetur derën hapur, ka shfryrë ndaj VAR-it dhe njerëzve që punojnë për të “varistët”.. me një breshëri sharjesh !
Por mrekullia ndodhi në një çast fatlum, kur presidenti pushoi ne nje moment dhe njëri nga çunat e autobuzit leshoi frazen magjike : “President , ne nuk jemi VAR-i, por regjia e trasmetimit të ndeshjes !?”
Sfidanti.al