“Nëse do të më caktoje mua trajner të Shpresave, do të isha një ushtar i verbër i perandorisë. Të betohem, o president, se edhe sikur golat e gjithë botës të mblidhen tek porta e Shpresës, prapëseprapë, do të jem i përulur dhe i lumtur që do ju shërbej juve”.
Një ditë të bukur,ndofta një muaj më parë, një trajner për t’i dhënë një shuplakë papunësisë, i paska bërë një ofertë speciale presidentit Duka: “Nëse do të më caktoje mua trajner të Shpresave, do të isha një ushtar i verbër i perandorisë. Të betohem, o president, se edhe sikur golat e gjithë botës të mblidhen tek porta e Shpresës, prapëseprapë, do të jem i përulur dhe i lumtur që do t’ju shërbej juve”. Kjo e vërtetë, e cila duket sikur është pjellë e fantazisë, sepse na u kujtua ditën kur u dha lajmi se Redi Jupi nuk do të jetë më në krye të Shpresave. Buja që shkatoi ky shkarkim, ndofta ndryshe me viktimat e tjera të presidentit, nuk lidhej me rezultatet në fushë, apo me cilësinë e lojës të reflektuar gjatë sezonit, por me diçka tjetër, që lidhet me veset e eprorit. Shpresa e Jupit ishte një vazhdim logjik i ekipit të Skënder Gegës, kur njerëzit filluan të besojnë se ishte larguar mallkimi fatal nga porta jonë. Një mallkim që nuk vinte vetëm për faj të kundërshtarit. .
Ka nga ata që plotësojnë skedina me rezultatet e ndeshjeve, por ka edhe nga ata që pëlqejnë një skedinë “angleze”, ku parashikohet largimi edhe muaji i saktë kur do të shkarkohet një trajner. Dhe në një vend, ku mania e shkarkimit përjetohet si orgazmë sportive, kjo lojë mbahet gjallë pa frikë. Për shembull, nëse do ta pyesim presidentin Duka për listën e atyre që ka shkarkuar dhe ngarkuar nëpër stola, edhe kompjuteri do të thërriste “ndihmë”!Një listë e gjatë, një listë ku spikatin edhe viktima të lumtura, kur kujton frazën e njërit “Nuk është faji i presidentit, por unë e meritoja të largohesha”, Redi Jupi do të kujtohet si një trajner ndryshe. Përse duhet t’i bëjmë vend në kujtesë? Sepse guxoi ta bënte lojën pa ndihmën e të tjerëve, bile, të tradhëtonte edhe moralin dukist, ku servilizmi dhe hipokrizia e kanë kapur prej fyti futbollin, sa as nuk bërtet dot..
Gëzim Sinemati