Antonio Konte gjeti fajtorin..Murinjo!

Trajneri italian i Çelsit, Antonio Konte, e befasoi opinionin futbolldashës të Britanisë, kur për humbjet e veta me ekipin londinez fajësoi paraardhësin e tij, Zhoze Murinjo. Sipas tij, ekipi i Çelsit që ai, tani, drejton, ende po i vuan pasojat e dështimeve të vjetshme, kur në krye të tij ishte trajneri aktual i Mançester Junajtidit, Murnjo.

Atëkohë, në fakt, duhet të vihet në dukje se Çelsi humbi ndaj ekipeve të tillë me buxhete të ulët, si Sauthempton, Bornemauth dhe Kristal Palace, para dhjetorit të vitit të kaluar, kur Murinjos iu tregua dera e daljes nga klubi londinez. Deri në fund të sezonit të kaluar, Çelsi, nën drejtimin e holandezit Gus Hidink, nuk arriti që të stabilizohej, duke mos siguruar, madje, as edhe një vend në kupat evropiane.

“Pas një sezoni të dështuar të Çelsit dhe vendit të 10-të ne Premer Ligë, është normale që në kokat e futbollistëve të ketë akoma trauma. Duke u ndodhur në një situatë të tillë, siç mendoj unë, ata humbën besimin te vetja dhe unë has në vështirësi, kur bëj përpjekje që t’i përmirësoj gjërat në këtë plan. Sezoni i kaluar duhet të harrohet, por kjo gjë nuk arrihet lehtë”, thotë specialisti italian.