Një vit më parë, askush nuk do të guxonte të gjykonte mbi aftësitë e “super-drejtorit” Olsi Rama, por pas rrokapujës së “demave” në këtë sezon, më në fund, dëgjohet një zë i njohur, antiletargjik. . Trajneri Skënder Gega, tamam-tamam, në një periudhë të vdekur moralisht për të kuqtë, është bërë i gjallë. Fjalët e tij shkojnë në shenjë, sepse kush më mirë se ai e njeh “demin” kur vuan : “ Është gabuar me Partizanin sepse u prekën themelet e një ekipi…” Po cili është gabuesi i madh që ndryshoi gravitetin e një ekipi kampion?
Gega, i cili nuk dallohet shumë për fjalët më shumë se sa për veprat, ka vënë gishtin tek “perëndia” e një viti më parë, tek drejtori aventuresk i këtij sezoni , Olsi Rama. “ Të jem i sinqertë, ai nuk është një drejtor teknik profesionist.. në kuptimin e plotë të fjalës specialist. Ai ka qënë basketbollist dhe kjo nuk mjafton për futbollin..” Po si ka mundësi, Olsi një vit më parë, kur Gega marshonte drejt altarit të titullit, jo vetëm ishte njeriu më i pushtetshëm i klubit, por edhe “zbuluesi” i një kodi unikal disipline, të paprovuar ndonjëherë nga Partizani. Sa ironike duket tani, sidomos kur kujton se as vetë Gega, futbollistët po e po, por askush nga stafi nuk do të lëshonte qoftë edhe një fjalë kundër qeverisë së topit, pa filtrin e drejtorit suprem, i cili në atë kohë dukej se e gjithë bota e tij lidhej vetëm me futbollin, ndërsa”rastësisht”, vetëm gjatësia e lidhte me bakstebollin…
Sfidanti.al