Ditën e mërkurë drejtuesit e Serie A zyrtarizuan shtyrjen në një datë të pacaktuar të ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Italisë Juventus-Milan dhe Napoli-Inter që ishin programuar të zhvilloheshin pikërisht këtë mesjavë. Pas këtij vendimi disa punëtorë filluan të dezifenktonin fushën sportive për të evituar përhapjen e mëtejshme të coronavirusit. Të m,brojtur me veshje speciale dhe maska në fytyrë ata dezinfektuan shkallët e San Paolos duke shkuar deri në ambientet e brendshme si salla e konferencave të shtypit dhe dhomat e zhveshjes
Coronavirusi ka shkaktuar mbi 100 të vdekur në vendin transalpine, ndërkohë që numri I të prekurve arriti në mbi 2000. Tashmë në futbollin italian janë shtyrë 4 ndeshje të javës së 25 dhe 6 të javës së 26 dhe tani erdhi vendimi për gjysmëfinalet e Kupës së Italisë për të cilat Serie A duhet të marrë një vendim për datat se kur mund të luhen.
Sfidanti.al