Coronavirus? PSG-Borussia Dortmund luhet me dyer të hapura

Sfida mes Paris Saint Germainit dhe Borussia Dortmund e vlefshme për 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve do të mund të luhet me praninë e tifozëve. Është vetë klubi parizien që konfirmoi gjithcka nëpërmjet një komunikate ku theksoi se tifozët mund të vijnë në stadium pas asnjë problem përderisa klubi nuk mori asnjë urdher të kundërt për coronavirusin

Në këtë mënyrë, Neymar Jr dhe pjesa tjetër e skuadrës kampione të Francës do të mund të ndjejnë mbështetjen e tifozëve të tyre në nsfidën që do të luhet në Parkun e Princave me Paris Saint Germainin që do të kërkojë që këtë racdhë të kalojë në fazën cerekfinale të Ligës së Kampioneve.

Vlen të kujtohet se Paris Saint Germaini do të duhet që në këtë sfidë të përmbysë bhumbjen 2-1 të pësuar para 3 javësh në Gjermani, ku për Dortmundin shënoi 2 herë Haaland, ndërsa për transalpinët golin e shënoi pikërisht braziliani Neymar

Sfidanti.al