Të isha unë trajner i Partizanit, ekipi do të kishte më shumë pikë se Tirana! Cili i thotë këto fjalë “revolucionare”? Një trajner që po vjen lart në Superligë, por turpin e ekipit të vet, gjate ndeshjes së fundit, e la poshtë në Kategorinë e parë. Flitet për trajnerin e Dinamos, Mehmeti, që fill pas ndeshjes më humoristike të sezonit, asaj me Lushnjen, ka luksin të ndez fantazinë për pikët që do kishte Partizani…nese ai nuk do ishte blu, por i kuq!
Partizani kishte nevojë për ekuilibër – guxon të thotë trajneri i Dinamos, i cili do t’i bënte nder vetes dhe futbollit, nëse do të trogonte për tredhjen e Dinamos , mu në finishin e sezonit. Por, komedia arriti kulmin në një intervistë tjetër, ajo e presidentit të Dinamos, Bardhi, kur thotë se “tani që u ngjitëm në Superligë, është koha të bëhemi seriozë”. Po si mund të bëhesh seriozë, kur të pret ..estrada tjetër?!
Sfidanti.al