Frika nga trazirat afron orarin e nisjes së finales së Kupës së Anglisë

Policia metropolitane e kishte kërkuar diçka të tillë, dhe duket se organizatorët i kanë dhënë të drejtë. Finalja e Kupës së Anglisë në 3 qershor nuk do të nisë në 17:30, por është parashikuar për në 15:00, gjithmonë sipas orës britanike. Shqetësimet e policisë ishin që mund të ndodhnin trazira përpara dhe pas saj nga tifozët, pas asaj që ngjau në finalen e Europianit të kaluar që u mbajt pikërisht në “Uembli” mes Italisë dhe Anglisë. Në finalen e Kupës së Anglisë do të ndeshen Mançester Siti dhe Mançester Junajtidi.

Sfidanti.al