Nuk kanë fund “magjitë” e arbitrave në Superligë. Enea Jorgji, ai që kur dashka qënka më i miri dhe “kur s’do” bëhet më i keqi, ka avulluar një gol spektakolar në ndeshjen Kukësi – Skënderbeu. Cila ishet arsyeja e madhe? Arbitri kishte harruar t’i frynte bilbilit qysh prej ..8 sekondash ! Kjo është haleluja, në krahasim me Jorgjin e kohës së frikshme , “Eneas diktator”, cili mori peng një finale kampionati midis Kukësit dhe Skënderbeut për ta shpallur vetë fituesin. Vetëm për 8 sekonda është djegur futbollisti Etemaj nga një gol, i cili mund të përdorej si perlë zbukurimi për pemën e fundvitit në Superligë. Kemi përjetuar shtesa dhe shtesë përmbi shtesë në ndeshjet që s’duhet të “mbaronin” pa parë goli dritën, ndërsa në këtë rast fatal, ora e Eneas nuk fali as qimen. Sikur të ishim në një garë që respekton kohën, edhe më shumë se vetë tifozët, për të cilët gjasme luhet, këtij goli të anuluar do t’ia kishim bërë “funeralin” për 8 sekonda. E shumta.. do ta harronim për 8 sekonda.
Pyetja që provokon goli i Etemajt, ai gol shplodhës , të cilin e “vdiqëm” para se të lindte, duket mjaft cinike: çfarë janë 8 sekonda në një kampionat që luan sipas qejfit me oraret, në një llastik- garë ku koha hapet edhe mbyllet si fizarmonikë. Ç‘dreqin fshihet pas këtyre 8 sekondave. Mos vallë duhet të dilte patjetër barazim kjo pjesa e parë? Trajneri “magjistar” i Tiranës, Egbo, i ka vënë vulën komenteve për golin e “vrarë” për 8 sekonda, duke lëshuar një frazë me shqipe më të pastër se vendasit : po të ishte Laçi në aksion dhe ta shënonte atë gol, do ta anulonte golin Enea Jorgji….
Sfidanti.al