Everton, Anceloti bën prezantimin: Thërras Ibran, por rihedh në lojë Kean

Pasi ndoqi nga shkallët e Goodison Park sfidën me Arsenalin të mbyllur 0-0, për karlo Ancelotin erdhi koha që të bëjë prezantimin e tij si trajneri I ri I Evertonit, Trajneri Italian që firmosi me klubin nga Liverpuli një kontratë deri në vitin 2024 me pagë totale prej 58 milionë Eurosh shpjegoi motivet që e shtynë që të pranonte ofertën e Evertonit

‘Ambicia e klubit dhe historia e tij, tradita, atmosfera e krijuar nga tifozët-theksoi Anceloti teksa shpjegoi arsyet e tij-pastaj, duam të përmirësohemi, të rritemi dhe të bëhemi një ekip më I mirë. Këto janë arsyet se përse unë zgjodha të jem këtu’

Karlo Anceloti nuk harroi të flasë edhe për merkaton e transferimeve teksa u përmend sërish emri I Zlatan Ibrahimovic që është vënë prej kohësh edhe në shënjestrën e Milanit, ndërkohë që foli edhe për Moize Kean

‘Nuk e di nëse një lojtar do të vijë këtu sepse jam unë, edhe pse ndonjëhere në të kaluarën kjo ndodhi-vijoi Anceloti-Me Ibrahimovic jemi miq të mirë. Kam punuar me shumë lojtarë fantastikë. E di që ai e ka m byllur aventurën në SHBA, por nuk e di se cfarë mendon për të ardhmen. Do të më duhet ta marr në telefon dhe ndoshta do ta bëj. Nëse ai do që të vijë në Liverpul për t;u argëtuar, le të vijë, por jo për të luajtur. Përsa I përket Kean, e kërkova te Napoli përpara se ai të firmoste me Everton. Është një futbollist fantastik dhe nuk duhet të harrojmë se është vetëm 19 vjec’.

Sfidanti.al