Çfarë e “sëmur” De Gean, kriza e Junajtidit apo trajneri që i iku?!

Ishte dhe mbetet një nga portierët më të mirë të botës, por kohët e fundit nuk ka shkëlqyer si më parë. David De Gea mund të jetë një gjigand, por për momentin duket si një “kolos me këmbë prej balte”, apo më saktë “me duar prej balte” për shkak të gabimeve që po bën. i fundit në humbjen e Mançester Junajtidit në fushën e Uatfordit, ekipit të fundit të tabelës, dhe pyetja mediatike është: Çfarë po e shkakton krizën e spanjollit?

Ka nga ata që thonë se De Gea është dëshpëruar nga dështimi i kalimit të ëndërruar tek Reali i Madridit, fillimisht për arsye banale proceduriale, dhe së fundmi për shkak se madrilenët morën Tibo Kurtuanë. Po ashtu, besohet se portieri i shkëlqyer është dëmtuar moralisht nga kriza e vazhdueshme e “djajve të kuq”, që kur trajner ishte Van Gali, pastaj Murinjo e tani Solskjeri. Së fundi, një arsye mund të jetë largimi i ish-trajnerit të tij të portierëve, spanjollit Emilio Alvarez, që u kthye tek Atletiko e Madridit, pa u dhënë shpjegim zyrtar për këtë lëvizje. E sigurt është thjesht që De Gea ka bërë 6 gabime në dy sezonet e fundit, duke qenë portieri me më shumë gafa, baraz me Bernd Lenon, dhe më shumë sesa Begoviç, Dubravka apo Pikfordi.

Sfidanti.al