Egnatia apo Partizani ? Partizani apo Egnatia ? Këtë herë dilema për titull ngre më shumë dyshime se herët e tjera. Po të pyesësh kokën e “shkencës”, që shpiku skemën “Final 4”, me siguri do të predikojë se titullin kampion do ta fitojë më i miri! Po cili është më i miri në thelb? Ekipi që dominoi një sezon, siç ndodhi me Egantian apo ekipi, që tregohet më i zoti për 90 minuta, se Partizani ka dhënë prova mjeshtrie për ndeshjet teke !
Në mjediset e godinës së FSHF-së, që si dekor të jashtëm kanë disa shenja të stërmëdha X-ash, thonë se do të jetë një finale e madhe. Një finale që do të luhet në fije të perit. Pale kur thonë se do jetë nje kardio-finale, që nuk e kemi patur fatin ta shohim tërë sezonin, edhe për një arsye madhore: arbitër do të jetë anglezi Tejlor. Dhe e dini ç’thonë në Angli për këtë Tejlor? Se mund të bëjë gabime në gjykim, po kur vjen puna për titullin… zakonisht e gjen krahun e duhur…
Në Rrogozhinë, këto ditë, ka vënë një “flet-rrufe” humoristike të varur në një mur : “A e dini si është historia e këtij kampionati? Si ateherë kur ishim fëmijë dhe luanin futboll për të fituar ndeshjen. Sapo njëri ekip shkonte shumë para me gola, atëhere tjetri thoshte..hajde ta fillojmë edhe një herë nga fillimi ndeshjen! Le të fitojmë dy herë titullin, ishalla nuk ka të tretë..”.
Sfidanti.al