Humbja e Partizanit me Bylisin , ashtu siç e do zakoni , u harrua brenda natës! Edhe pse ishin vetëm një “ tufë pikante ”me 300 tifozë në stadiumin e Ballshit, shifra nuk mori vëmëndjen e një rekordi ! Ishte një humbje për të cilën kishin rënë kambanat, një humbje që mund të thuhet se Partizani për 45 minuta dha një leksion se si… nuk duhet të luhet futboll!
Na ishte seç na ishte, por një ndeshje tamam nuk ishte! Na ishte një ndeshje që na ngjalli kujtimin e fundit të Kombëtares, kur i vdekuri për 45 minuta me Ukrainën, u ngjall frikshëm ne te dytën! . Po të ndërroje rolet : Bylisi në pjesën e parë ishte Ukraina dhe Partizani ishte Kombëtarja me këmbë të mpira dhe me mendje firifiu ..
Sapo filloi pjesa e dytë, Partizani flaku pizhamat e gjumit dhe ndezi motorrat e fikur deri në ato momente.Tamam si çunat e Silvinjos,edhe pse atë ditë nuk ishin të Silvinjos. U bë aq i gjallë Partizani, në krahasim me 45 minutat e para, sa në fund pati ngushëllyes të sebepit, që thanë se “humbi me dinjitet” të paktën…
Sfidanti.al