Juve-Man.City është pa diskutim një nga super sfidat që ofron Champions League në raundin e 6-të, por për fat të keq, ky takim i gjen dy ekipet në kushte jo perfekte, më saktë i gjen në krizë totale si pasojë e dëmtimeve të shumta. E besoni apo jo, por Man.City rrezikon të fluturojë drejt Torinos me 12 lojtarë të disponueshëm nga ekipi i parë, përveç tre portierëve dhe disa lojtarëve të rinj. Brenda pak ditësh, Pep Guardiola e sheh veten në një situatë të ngjashme ashtu si ndaj Crystal Palace, ku kishte vetëm dy zëvendësime në dispozicion, Grealish dhe Jeremy Doku. Kjo emergjencë totale e gjen Guardiola në momentin e tij më të vështirë në krye të Man.City, me vetëm 1 fitore në 9 ndeshjet e fundit. Sipas Pep Guardiola-s, Man.City duhet të bëjë në këtë takim pa shërbimet e Foden, Kovacic, Ake, Akanji, Stons dhe sigurisht pa Rodri. Shpresa e vetme e teknikut spanjoll është të paktën të rikuperojë Foden dhe Akanji, por dhe në rastin më të mirë do të jetë në pankinë. Në të njëjtën kohë, Guardiola, lojtarët dhe tifozët e Man.City janë sy e veshë edhe nga hetimet që po kryhen, ku “qytetarët” akuzohen se kanë shkelur 115 rregulla të ‘Fair Play Financiar’. Sipas mediave angleze, hetimet janë mbyllur zyrtarisht të premten e shkuar, por vendimi pritet të jepet në 2025. Man.City rrezikon jashtëzakonisht shumë të shpallet fajtor dhe të zbres një kategori më poshtë.
sfidanti.al