Na u bënë dy Orges Shehi: njeri refuzoi medaljen, tjetri …i penduar !

Cili është Orges Shehi i vërtetë ? Trajneri që refuzoi të varë në qafë medaljen e vendit të dytë në Kupën e Shqipërisë apo ky tjetri , i penduari, që thotë se medaljen nuk e vari në qafë se nuk i pëlqen të dalë i dytë dhe kjo madje edhe e mërzit shumë! Sa mirë do të ishte që Shehi ta kishte ndalur orën tek gjesti refuzues i medaljes, sepse i kishte të gjitha fjalët brënda. Dhe nuk kishte nevojë as për shpjegim e as për treguar “sekretin” ..mërzitjen që i sjell vendi i dytë.
Po cilin të besosh tek Tirana e këtij sezoni? Më veterani i ekipit, portieri Ilion Lika ishte i vetmi të cilit nuk i prenë dot gjuhën, kur deklaroi me të madhe “ Na vodhën titulllin”! Kurse trajneri Shehi nuk e mbajti dot peshën e rebelimit te ceremonia e medaljeve, sepse pasi “firmosi” Tiranën, tani kërkon të firmosë paqen edhe me “pronarët e lodrës…”

Sfidanti.al