Mrekullia Meta ndodhi, na bëri të lumtur mu në buzë të greminës!

Tamam sikur të ishte skenari i një filmi të regjizorit të paparashikueshëm Hiçkok, kur ndryshe e mendon fundin dhe ..sa hap e mbyll sytë, gjithshka përmbyset në favor të  lumturisë. Kështu ndodhi në ndeshjen “triller”  Kukësi-Skënderbeu,  ku arbitri ose “mrekullia Meta”  e dërgoi ndeshjen në buzë greminës dhe kur të gjithë prisnin ta shtynte  në humnerë , ka mjaftuar vetëm një moment,  për t’i bërë të gjithë të lumtur. Për t’i bërë të gjithë të harronin. Aq sa edhe vetë Skënderbeu as nuk mban mend  se për pak braktisi fushën, kur trajneri i mblodhi kokë më kokë, ngaqë   u dehën me fundin e lumtur, ku fitoi drejtesia permbi padrejtesine.. Si ndodhi kjo mrekulli ? Pse Meta në pjesën e dytë  nuk ishte Meta i pjesës së parë, kur para hundës i kaloi një penallti flagrante për korçarët dhe e shpërfilli krenar, ndërsa në një moment  iluzioni, shpiku një penallti  muzeale për kamçpionët. Dhe më e bukura, kur të gjithë ishin bërë gati të thonin se Meta ishte vellai binjak i Enea Jorgjit, që u del ende në gjumë korçarëve, “vrasësi” hoqi petkun e krimit dhe u shfaq si ëngjëll ,kur Muzaka  u bekua tek pika e bardhë e penalltisë…

Si ka mundësi që ndryshoi kursin e  “historisë” së ndeshjes arbitri  Kridenc Meta?  Flitet për një telefonatë  nga lart, apo siç e bekojnë obortarët,  një zile qiellore, që nuk mbërrin në veshët e popullit , por vetëm në veshin e arbitrit. Ka edhe nga ata që thonë  se arbitri kur doli në pjesën e dytë në fushë, ka patur një kthjellim ndërgjegje, sa paska thënë me vete: “ Tani, le të bëhet qameti, do t’i bie vetëm drejt..” Le të jetë si do të dojë e vërteta, sepse “punë” te mëdha nap resin, kur mendon se jemi vetem tek java e katert.  Dhe  ishte një drejtësi me pikatore, vetëm një e fryrë e bilbilit,dhe  të gjithë të thonin si ne kor : “Ishte fund i bukur. Patëm frikë se po vazhdonte filmi ku vritet i miri dhe fiton i keqi”

Sfidanti.al