Referendumi në Catalunya; Kasparov kritikon ashpër qeverinë spanjolle

Ngjarjet e rënda të ndodhura në 1 tetor në referendumin e Catalunyas ku mbetën të plagosur mbi 800 persona ka sjellë edhe reagimin e një prej emrave më të njohur të sportit botëror; Garri Kasparov. Dikur kampion bote në shah për periudhën 1985-2000, politikan dhe shkrimtar, Kasparov u shfaq kundër shfaqjeje të shëmtuar duke kritikuar sjelljen e policisë spanjolle.

‘Ajo cfarë ndodhi në 1 tetor ishte e neveritshme. Qeveria spanjolle e tradhëtoi Evropën-shkruante Kasparov në rrjetin social Twitter.

Reagimet kundër këtij postimi që Kasparov e bëri në 3 gjuhë; anglisht, spanjisht dhe atë katalanase, ishte i menjëhershëm. Madjhe ish kampioni i botës në shah iu përgjigj një prej ndjekësve të tij që kërkoi të bëjë një krahasim me Rusinë. ‘Mos ji budalla-ishte përgjigjja e Kasparov-Putin është një diktator që po rri në pushtet prej 18 vitesh duke vendosur rekord për vrasjet dhe represionin në vend. Ky është standardi me të cilën duhet krahasuar Spanja?-ishte përgjigjja e Kasparov

Sfidanti.al