Dibala: Championsi nuk është ëndërr, por realitet, duhet ta fitojmë!

Juventusi, prej shumë vitesh, po mbizotëron në Serinë A, ndërkohë që, gjashtë vite me radhë, ka dalë kampion, megjithëse, pasi u dënua që të zbriste në Serinë B, ai u detyrua që ta niste nga zeroja dhe, brenda pak viteve, krijoi një ekip që vendosi “diktaturë” në Itali! Por kjo doli se ishte e pamjaftueshme…

E vetmja gjë që ka mbetur veç Skudetos, është triumfi në Ligën e Kampioneve. Në dy raste, ky ekip ka arritur deri në finale të saj gjatë pak viteve të kaluara, por në këto dy raste ai është “shkelur” nga gjigantët spanjollë, kështu që kjo Ligë është bërë një obsesion (fiksim) në Torino. “Zonja e vjetër” ka fituar dy tituj dhe ka humbur gjashtë finale. Humbja e finales së fundit ishte më e dhimbshmja, pasi Reali, më të vërtetë, “luajti” me Juven, por, megjithatë, ambicia mbetet po e njëjta, madje, është bërë edhe më e madhe. “Liga e Kampioneve nuk është obsesion, ajo nuk është ëndërr, ajo për neve është gjithçka! Ne duam që të arrijmë deri në finalen e Kievit dhe, më në fund, të ngjitemi në podiumin e fitimtarit”, deklaroi ditët e fundit lojtari më i mirë i Juventusit, Paulo Dibala.

Juventusi ka pesë humbje radhazi në finalet e LK-së, më shumë sesa çdo klub tjetër në Evropë. Për këtë arsye, shumë yje, në shpesh raste, kanë vendosur që të largohen nga Torino, në kërkim të një klubi, ku mundësia për ta fituar LK-në është më e madhe.

Sfidanti.al