Mbrojtësi legjendar i Interit, Marko Materaci, zbuloi, ditët e fundit, se, në finalen e fundit të Ligës së Kampioneve kundër Juventusit, ai kishte bërë tifozllëk për Zinedin Zidanen dhe Realin e tij të Madridit.
“Nuk mësohem dot me Juventusin. Unë u gëzova, kur Zidane fitoi Ligën e Kampioneve në Kardif”, deklaroi Materaci në një prononcim në “Gazeta Delo Sport”. Ish-jesëtari i përfaqësueses së Italisë, sikurse dihet, konfliktoi me Zizun (Zidanen) në finalen e Kupës së Botës 2006, kur futbollisti francez e goditi me kokë në gjoks Materacin që ra në tokë, duke marrë, kështu, kartonin e kuq. Marko deklaroi se nuk ka asgjë kundër Zinedinit.
“Unë e respektoj Zidanen dhe nuk kam asgjë kundër tij. E kam uruar, kur ai fitoi me Realin Ligën e Kampioneve. Jemi njerëz të rritur, por, sidoqoftë, ne, asnjëherë, nuk kemi biseduar, qëkur ka ndodhur incidenti. Sigurisht që unë nuk dua që të imponohem, por, sidoqoftë, jam gati që të takohem me të, vetëm se duhet që ta pyesni edhe atë”, vuri në dukje Materaci.
Sfidanti.al