Leonardo Betankur ëshë një futbollist që po i habit të gjithë te Juventusi, por edhe në Itali. “Zonja e vjetër” kishte në plan që ta jepte këtë futbollist gjetkë në formë huaje, por, gjatë fazës përgatitore, ai tregoi se zotëron një potencial të madh dhe kështu u vendos që ai të mbahet në ekip. Falë dëmtimit të disa lojtarëve të tjerë, ai u fut në lojë dhe, brenda një kohe të shkurtër, u bë beniamin i tifozëve dhe, tani, shumë shpesh, bën pjesë në formacionin e parë. Për këtë arsye, Juventusi, krahas Dagllas Kostës, nuk solli në ekip edhe futbollistin Serzh Orie nga PSZH-ja dhe kështu ai përfundoi te Totenhemi. Tani, doli se Juventusi nuk gaboi dhe se, përsëri, bëri një lëvizje mjeshtërore në pazarin e transferimeve.
“Shumëkush thotë se, mbas gjashtë muajsh, ai do të kthehet te Boka, sikur njerëzit nuk shohin futboll. Betankuri është një nga futbollistët më të talentuar në botë, ai luan me pjekurinë e një lojtari 30-vjeçar”, deklaroi trajneri që e ka stërvitur atë te Boka Juniors, duke shtuar se ky futbollist uruguaian, tani, është thirrur që të luajë me përfaqësuesen e vendit të vet dhe e meriton plotësisht titullin “Pogba” i ri.
Sfidanti.al