Presidenti i Bajernit të Mynihut, Uli Hënes, bëri të ditur, ditët e fundit, se pesë lojtarë më përvojë të ekipit kanë qenë, gjatë periudhës së kaluar, në “luftë të hapur” me trajnerin Karlo Ançeloti dhe kërkuan, në mënyrë kategorike, shkarkimin e trajnerit italian mbas humbjes së thellë 3-0 nga PSZH-ja në Ligën e Kampioneve. Kjo situatë e detyroi kryesinë e klubit që, pa shumë dilema, “të çlirohet” nga shërbimet e Ançelotit. Hënesi, në fakt, nuk i përmendi emrat e lojtarëve që kishin këmbëngulur për zëvendësimin e strategut italian, por mediumet gjermanë dolën menjëherë me informacionin se tre lojtarët kryesore që udhëhoqën “luftën” kundër Ançelotit, ishin Robert Levandovski, Arien Roben dhe Tomas Myler. Krahas tyre, në favor të largimit të trajnerit italian u shprehën edhe Frank Riberi dhe Mats Humelsi.
Në fakt, shkarkimi i Ançelotit u bë me një “procedurë të përshpejtuar” pa shumë spekulime ose paralajmërime paraprake për largimin e tij nga ana e medimeve gjermanë.
Sfidanti.al